LAJMI I FUNDIT:

Karakamisheva: Zaevi është letër toaleti për BE-në dhe SHBA-të

Karakamisheva: Zaevi është letër toaleti për BE-në dhe SHBA-të

Për profesoreshën Tanja Karakamisheva, BE-ja dhe SHBA-të zbatojnë standarde të dyfishta në Maqedoni. Sipas saj, të dy palët diçka tjetër thonë, e diçka tjetër zbatojnë në politikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Karakamisheva konsideron se BE-ja dhe SHBA-të janë vënë në mbrojtje të shkeljes së Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë. Kjo, sipas saj, vërtetohet edhe me faktin se BE-ja dhe Mogherini e kanë ftuar Zoran Zaevin që të merr pjesë në takimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse zyrtarisht nuk është kryeministër i vendit.


Profesorsha shkon aq largë sa që vlerëson se Zaevi është një letër toaleti për BE-në dhe SHBA-të. Mendimin e saj të plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/