LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Bradford: Arsenali i dobët

Kapiteni i Bradford: Arsenali i dobët

Kapiteni i Bradford Cityt, Gary Jones, ka tallur rivalin e mposhtur të Kupës, Arsenalin, duke thënë se Topçinjtë ishte lehtë të mposhten.

“A më befasoi sa keq ka luajtur Arsenali? Më befasoi, po. Ne ishim të befasuar se sa komfort ishim gjatë ndeshjes. Ata vërtet as nuk kishin shumë goditje në drejtim të golit”.

“Ata u munduan të luajnë shumë futboll kohë pas kohe, veçanërisht në mes të fushës. Ne u mbrojtëm mirë, dhe organizimi dhe disiplina jonë ishin vërtet të mira, që na çoi neve në një situatë të mirë për të kaluar më tej”, ka thënë Jones. /Telegrafi/