Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë.
Në rastin e parë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast është bërë kontrollimi i disa lokacioneve, ku është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ku njësitë policore të DHTN-së kanë kontrolluar në një oborr dhe në objekte përcjellëse në tri vende të ndara kanë gjetur dhjetë kavanoza të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
“Pas matjes pesha e përgjithshme e substancës narkotike të llojit marihuanë së bashku me kavanoza është 13 kilogramë e 598 gramë”, thekson PK.
Në vendin e ngjarjes Forenzika ka bërë vendshikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale, të cilat do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Ndërsa në rastin e dytë, DHTN-ja gjatë punëve operative në terren ka siguruar informacione se dy të dyshuar janë duke u marrë me trafikim të substancave narkotike.
Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, me ç’rast është gjetur sasi e konsideruar e narkotikëve.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: B. V (1966) dhe D. V. (1989).
Gjatë bastisjes në kulmin e shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur 19 paketime të llojit marihuanë.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur gjithsej 19 kilogramë e 699 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën