LAJMI I FUNDIT:

Kanceri do t’i vret 5.5 milionë gra deri në vitin 2030

Kanceri do t’i vret 5.5 milionë gra deri në vitin 2030

Kanceri do t’i vret 5.5 milionë gra deri në vitin 2030, paralajmëron një raport i ri. Kjo do të shënojë 60 për qind rritje të vdekjeve në më pak se dy dekada.

Përderisa popullsia rritet dhe vjetrohet, më të prekurit nga kjo rritje e vdekjeve do të jenë gratë që jetojnë në shtete të varfra dhe me kushte mesatare, sipas studimit të kryer nga American Cancer Society, transmeton Telegrafi.


Raporti tregon se shumica e vdekjeve do të rrjedhin nga llojet e kancerit që janë preventive.

Kanceri veçse është duke i vrarë një në shtatë gra anë e mbanë botë – gjë e cila e bën këtë sëmundje shkaktarin e dytë më të madh të vdekjeve, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Të katër llojet e kancereve më vdekjeprurëse – siç është kanceri në gji, kanceri kolorektal, kanceri i mushkërive dhe kanceri i qafës – janë preventivë ose mund të detektohen shumë herët, kur trajtimi është shumë më i suksesshëm.

Në shtetet më të varfra, një proporcion shumë më i vogël i rasteve të kancerit diagnostikohen dhe trajtohen sesa në shtetet më të pasura, përderisa një grup shumë më i madh vdes.

Raporti i titulluar The Global Burden of Cancer in Women tregon se mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i pashëndetshëm, mbipesha dhe faktorët riprodhues janë ndër shkaktarët e kancerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori