Komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, Daniel Maksymiuk.
Në këtë takim, ambasadori kanadez u njoftua me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së.
Ambasadori i Kanadasë, Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.
Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale të të gjithë pjesëtarëve të MFSK/FSK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE