LAJMI I FUNDIT:

Kampionia Olimpike shet medaljet për tu ushqyer

Kampionia Olimpike shet medaljet për tu ushqyer

Olga Korbut, ish-gjimnastja ruse që në Lojërat Olimpike të vitit 1972 (të zhvilluara në Munich, Gjermani) shkëlqeu me paraqitjen e saj, duke fituar 3 medalje (dy të arta dhe një argjendi), sot nuk ka asnjë medalje për të varur në qafë.

Ajo i ka shitur të tri medaljet e fituara, pasi ishte në vështirësi financiare. Lajmin e kanë konfirmuar mediat ruse, që shtojnë se Korbut, tashmë 61-vjeçe, është e mbytur në borxhe. Prej vitit 1991 ajo emigroi në Amerikë, ku dhe jeton, por në kushte të vështira (mban edhe nënshtetësinë amerikane).


Lajmin e shitjes së medaljeve të arta e konfirmoi edhe “Heritage Auctions”, që tha se Olga Korbut vuri në ankand 32 medalje që kishte fituar në karrierën e saj, mes të cilave edhe dy të arta e një argjendi, që pat fituar në “Munich 1972”, transmeton telesport.

Ato janë shitur gjatë një ankandi të zhvilluar on-line, gjatë fundjavës së kaluar, për vlerën 333,500 mijë dollarë. “Medaljet shpëtuan nga uria Korbut”, ka thënë e përditshmja britanike “Guardian”. Ish-gjimnastja ruse pat fituar 3 të arta në Mynih, por njëra prej tyre është vjedhur, vite më parë.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori