LAJMI I FUNDIT:

Kampioni pret Hajvalinë e fundosur

Kampioni pret Hajvalinë e fundosur

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli do të ketë punë të letë në javën e 27-të në elitën e futbollit tonë.

Skuadra nga Drenasi pas fitores në udhëtim te Trepça 1-3, do të përballet me Hajvalinë e fundosur në fund të tabelës.


Ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani llogaritet si favorit absolut në këtë takim dhe pret t’i marrin tri pikë të reja në luftën për titull të kampionit.

Ndërkohë, mysafirët nga Hajvalia po luajnë me futbollistë të rinj dhe synojnë që në çdo ndeshje të shfaqin lojë të bukur për sy.

Aktualisht Nikli ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 55 pikë të tubuara, shtatë më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/