LAJMI I FUNDIT:

Kampioni Juve e mbyll sezonin ashtu siç e filloi (Video)

Kampioni Juve e mbyll sezonin ashtu siç e filloi (Video)
Getty Images

Juventusi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 1-2 në javën e fundit të Serie A.

Mysafirët ishin më mirë edhe pse nuk dhanë maksimumin që jemi mësuar ta shikojmë nga ata, pasi Zonja e Vjetër tashmë ishte shpallur kampione.


Pjesa e parë ishte pa gola dhe me pak raste të mira për gol. E dyta filloi me golin e Saphir Taider në minutën e 52-të.

Ndërsa në minutën e 71-të shënoi Paulo Dybala pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar. Ndërsa goli i fitores erdhi nga Moise Kean në minutat shtesë të takimit.

Juve e mbyll sezonin 2016/17 në vendin e parë me 91 pikë, kurse Bologna në pozitën e 15-të me 41 pikë.

Vlen të theksohet se ndeshja e parë sezonale nga Zonja e Vjetër u fitua me rezultat 2-1, por ndaj Fiorentinës. /Telegrafi/