LAJMI I FUNDIT:

Kampioni dhe nënkampioni vazhdojnë me fitore në NBA (Video)

Kampioni dhe nënkampioni vazhdojnë me fitore në NBA (Video)

Pas një pushimi disa ditor, aksionet janë rikthyer në ligën më të fortë të basketbollit në botë me gjashtë ndeshje të tjera.

Kampioni i dhe nënkampioni i NBA-së kanë arritur fitoret e radhës duke mposhtur rivalët e tyre.


Cleveland Cavaliers triumfoi kundër New York Knicks me rezultat 119-104 ndërsa Golden State Warriors ishin më të mirë se Los Angeles Clippers, të cilët i mposhtën me rezultat 123-113, transmeton Telegrafi.

Basketbollisti më efikas te Cavs ishte Kyrie Irving me 23 pikë gjersa u ndihmua edhe nga Kyle Korver me 20, gjegjësisht LeBron James shtoi 18 pikë.

Te njujorkezët më të mirë ishin Courtney Lee me 25 pikë ndërsa Carmelo Anthony kishte pesë më pak.

Golden State triumfoi në saje të Stephen Curryt që shënoi 35 pikë ndërsa Kevin Durant shtoi 25 gjersa Klay Thompson realizoi 18 pikë.

Austin Rivers dhe Jamal Crawford ishin më të mirët te Clippers me nga 19 pikë secili.

Pas kësaj, Cavaliers kanë bilanc prej 40 fitoreve dhe 16 humbjeve ndërsa Knicks regjistruan humbjen e 35 kundrejt 23 fitoreve.

Në anën tjetër, Warriors regjistruan fitoren e 48 ndërsa kanë nëntë humbje. Clippers kanë bilanc prej 35 fitoreve dhe 22 humbjesh. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Detroit 114-108 Charlotte

New Orleans 99-129 Houston

Orlando 103-112 Portland

Sacramento 116-100 Nuggets

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori