LAJMI I FUNDIT:

Kampione bote, por tërhiqet prej sportit në moshën 19-vjeçare!

Kampione bote, por tërhiqet prej sportit në moshën 19-vjeçare!

Ka disa që në moshën e adoleshencës nisin sportin, por ka edhe nga ata që në moshën 19-vjeçare e lënë përfundimisht atë, pasi kanë bërë një karrierë të “gjatë”.

Kjo gjë ndodh shpesh në sportin e gjimnastikës dhe rasti më i fundit është ai i gjimnastes ruse Yana Kudryavtseva, që ka konfirmuar se do të lërë sportin edhe pse nuk ka mbushur ende 20 vjeç.


Në vitet 2013-2015 ajo fitoi 13 tituj kampionë bote në gjimnastikën ritmike, por 6 muaj pas Lojërave Olimpike “Rio 2016” vendosi të tërhiqej, për shkak të një dëmtimi (frakturë në këmbë).

Në Olimpiadën braziliane nuk ishte në formën optimale dhe mori medaljen e argjendit (të artën e fitoi patriotja dhe shoqja e saj Margarita Mamun). Kudryavtseva bëri një gabim të rrallë në një ushtrim rutinë dhe kjo i kushtoi të artën olimpike.

Lajmin e tërheqjes së gjimnastes ruse e konfirmoi edhe Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, që e konsideroi këtë tërheqje si një humbje tragjike për sportin. Rusia ka dhuruar gjithnjë gjimnaste kampione dhe Kudryavtseva ishte një prej tyre. /telesport/