LAJMI I FUNDIT:

Kampet partiake, të etura për pushtet, mbesin të barrikaduara

Kampet partiake, të etura për pushtet, mbesin të barrikaduara

Derisa vendi gjendet në udhëkryq serioz, pozita dhe opozita nuk po gjejnë rrugë dhe mundësi që të ulen dhe të bisedojnë për një kauzë të përbashkët të interesit nacional.

Njerëz të politikës dhe analistë, njohës të rrethanave aktuale, vlerësojnë se çarja është aq e madhe në skenën politike, sa për inate politike, opozita po e përdor bllokimin e Kuvendit lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi për kauzë politike për ta paraqitur mazhorancën si e paaftë për të qeverisur dhe për të siguruar numrat, pa dashur të bisedojë me pozitën.


Edhe në këtë situate të ndjeshme, kur kriza rrezikon të thellohet, pozita dhe opozita nuk ulen njëherë e mirë për të biseduar për interesa shtetërore, kur dihet se janë një mori kauzash të tjera politike për të marrë vota, dekriminalizimi i politikës, reforma në drejtësi…

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se është opozita ajo që me këtë kauzë që ka zgjedhur nuk po pranon dialog dhe ulje në tryezë për zgjidhjen e problemeve të karakterit nacional.

“Opozita nuk është e interesuar për dialog, por për një funksionim të dobët të Kuvendit dhe të Qeverisë, me qwllim që të gjenden pretekste për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Duhet pranuar se kampet politike janë barrikaduar aq keq, saqë nuk e kanë as vullnetin më të vogël për të bashkëpunuar për çështjet me rëndësi vitale për Kosovën”, tha Salihaj për “Kosova Sot”

Analisti politik Fadil Lepaja fajëson si pozitën edhe opozitën për bllokimin e qëllimshëm të jetës institucionale në vend nëpërmes këtyre agjendave politike që lidhen edhe me Demarkacionin, por edhe me Asociacionin, e duke lënë të anashkaluara shumë tema të tjera të interesit të përgjithshëm për jetën e qytetarit, por edhe për forcimin e shtetit ligjor.

“Kjo krizë është e krijuar me qëllim nga vetë koalicioni, me mospërfshirjen e opozitës që nga fillimi në biseda të rëndësisë nacionale si dhe me ofrimin e një marrëveshjeje dëmtuese. Kjo ka ardhur si rezultat i ndikimeve anti- NATO dhe anti- BE. Pas përfundimit të një marrëveshjeje të dëmshme, koalicioni e ka sjellë Kosovën në situatë kur interesi i saj i ngushtë e pengon procesin e rëndësishëm të përfshirjes së Malit të Zi në NATO dhe kjo e dëmton interesin afatgjatë të vendit”, u shpreh ai.

“Vetë presidenti arsyetohet se i ka besuar komisionit dhe ka nënshkruar pak a shumë pa vetëdije. Kur e dimë se si i akuzonte opozitën për interesa personale dhe bëri gjithçka për satanizimin e saj kjo deklaratë duket krejt sisht e pasinqertë. Sido që të jetë dhe kushdo që të jetë prapa kësaj bllokade, ajo e ka dëmtuar imazhin e vendit dhe procesin e zgjerimit të NATO-s në Ballkan”, vijoi më tej Lepaja.

“Natyrisht, edhe opozita ka fajin e saj në krejt këtë lojë, sepse ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe jo pjesëmarrjes në proces. Krejt kjo bllokadë me ashpërsim situate e ka bllokuar edhe procesin e dekriminalizimit, i cili për Kosovën është më i rëndësishëm se vizat”, tha Lepaja për “Kosova Sot“.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori