0Shares

Në një ndeshje futbolli në Estoni ka ndodhur një ngjarje e rrallë, për të mos thënë e pa ndodhur më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment, gjatë një ndeshje për Kupën e Estonisë, në mes të dy klubeve, Levadia Talin dhe Paide Linameskond.

Në këtë ndeshje futbolli, të luajtur para dy ditësh, goli parë i ndeshjes u shënua vetëm pas 15 sekondash lojë.

Por ky nuk është “rekordi” i vetëm i arritur në këtë ndeshje.

Ekipi Levadia e pa veten në avantazh që në 15 sekondat e parë të ndeshjes, madje lojtarët e këtij ekipi as që e kishin prekur topin deri në atë moment.

Kjo pasi që kanë qenë futbollistët e Paide që shënuan autogol, pasi qarkulluan topin në pjesën e tyre të fushës, për të përfunduar në një autogol.

Siç bëhet e ditur, takimi ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 për Levadian. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)