LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i autobusit nëpër tunelin shumë të ngushtë (Video)

Kalimi i autobusit nëpër tunelin shumë të ngushtë (Video)

Në Dakotën Jugore të Shteteve të Bashkuara, shoferi ia ka dalë të voziste autobusin nëpër një tunel shumë të ngushtë.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon kalimin nëpër hapësirën mes shkëmbinjve të gjerë afro tre metra dhe të lartë më pak se katër metra, transmeton Telegrafi.


Turistët që ndodhen brenda, qeshin dhe bëjnë fotografi teksa autobusi lëvizë me shumë kujdes, pa u prekur asnjëherë në pjesët anësore.

“Ky duhet të jetë shoferi më preciz deri më tani, gjithë këto manovra dhe asnjë gërvishtje”, është një koment lidhur me rastin.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur para katër vitesh, por që tani është popullarizuar në internet, duke u parë mbi 11 milion herë brenda pak ditëve. /Telegrafi/