0Shares

Vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme për sulmuesin shqiptar Shkelzen Gashi.

Së fundmi djaloshi nga Klina ka fituar edhe një çmim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditë më parë Gashi ishte vendimtar për skuadrën e tij Colorado Rapids duke shënuar dy gola në fitoren ndaj San Joses 3-0.

E goli i dytë i Gashit është zgjedhur si më i miri i javës së 11-të në MLS.

Gashi mori 44% të votave nga tifozët duke lënë mbrapa yllin brazilian Leite Kaka me 41%.

Edhe pse ka rikthyer formën e tij të mirë, Gashi vazhdon të injorohet nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)