0Shares

Mesfushori i Manchester United, Shinji Kagawa, thotë se ai duhet t’ia dalë shumë më mirë këtë sezon.

“Mendoj se duhet të luaj më mirë. Nuk jam i kënaqur me atë çfarë kam bërë deri tani. Ky është një klub i madh dhe vërtet i falshëm në gjithë botën dhe duhet ta përballoj presionin e madh e të jem më i fortë mentalisht”.

”Fatkeqësisht u lëndova, por unë duhet të jem më i mirë dhe të rritem si lojtar, në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të fitojë dhe të ketë sukses”, ka thënë Kagawa./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)