LAJMI I FUNDIT:

Kafshimi i gjarpërinjve

Kafshimi i gjarpërinjve

Kosova është përplot me gjarpërinj, madje edhe tejet helmues. Nepërka, apo gjarpri i gurit, është mjaft i rrezikshëm; nëse e kafshon njeriun, vdekja është e paevitueshme – në qoftë se nuk i nënshtrohet mbrojtjes me serumin kundër kafshimit të gjarprit SAV (Serumi Anti Viperinum).

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec. i mjek emergjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë


Gjarpërinjtë helmues mund t’i gjejmë në të gjitha kontinentet, përveç Antarktikut. Shikuar globalisht vetëm 15% prej 3000 gjarpinjve të njohur, janë helmues për njeriun.

Mekanizmi i veprimit të helmit
• helmet përmbajnë shumë enzime dhe toksina të cilat veprojnë në dëmtimin e vazave të gjakut dhe dëmtimin e indeve
• dëmtimi i indeve shkakton lirimin e kaliumit nga qelizat në qarkullim
• moiglobina (është produkt i shkatërrimit të muskujve) shkakton dëmtim të veshkave (IAR)
• dobësimi i vazave shkakton edem (edem periferike, edemë pulmonare, hipotension, acidozë)
• çrregullimi i koagulimit (hiper/hipo koagulabiliteti)
• dëmtimi neurologjik-dobësimi i muskujve, ndalja e frymëmarrjes
• dëmtimi direkt i zemrës-arresti kardiak, aritmia

Efektet lokale të helmit
– Dhembje, ënjtje, ngërçe dhe dëmtimi i indeve
– Veprim sistematik
– Gjakderdhje, shok, ndërprerje e frymëmarrjes
– Veprim neurologjik

02x/28/diry/15296/28f

Parandalimi
Duhet mbledhur sa më shumë informata për terrenin e gjarpinjve të cilët lëvizin andej.
Nëse është e mundur me vete merrni pajisjen për përkujdesje ndaj të helmuarit, e cila përfshin edhe antidote (kundërhelm).
Duhen veshje adekuate (këpucë të thella, të trasha, doreza, kapelë…)
Vështrimi i kujdesshëm i terrenit ku kalohet duke anashkaluar situatat e rrezikshme si futja e duarve në zgavra në mes gurëve.
Duhet shmangur kontaktin me gjarpër, madje edhe kur ai është i mbytur (janë përshkruar kafshime të gjarprit kur ju ka këputur koka, helmi i tij mund të jetë aktiv për kohë të gjatë edhe pas mbytjes.
Nëse vjen deri te kafshimi, mundohuni të dini sa më shumë informata për të.

Ndihma e parë
• masat bazike jetëshpëtuese
• viktimën duhet ta vendosim në pozitë të rehatshme
• ekzaminohet vendi i kafshimit, të caktohen buzët e indit të dëmtuar dhe koha e kafshimit me qëllim të përcjelljes së progresit të dëmtimit
• të matet progresi në dëmtimit në çdo 30 minuta dhe më shpesh nëse nevojitet
• largoni unazat, dorezat, dhe të ngjashme për shkak të mundësisë së ënjtjes së indeve

Mos e bëni:
• lidhja, çlidhja, nxehja, akulli, yndyra, bimët, rrymë, alkooli ose stimuluesitmund të përkeqësojnë prognozën
• thithja mekanike nuk rekomandohet
• të mbulohet vendi i kafshimit vetëm me material të thatë
• shmangni fashat kompresive dhe seti për hemostazë
• imobilizimi elastik për helmet jonekrotizuese
• fashat elastike nga vendi distal mbi kafshim e sa më lartë (proksimalisht) mundet me shtypje në mes 40-70 mmHg (sikur te mbështjellja te luksacioni i gjurit)
• imobilizimi mbi fashë elastike
• mos e largoni imobilizimin deri me arritjen në spital
• shfrytëzoni imobilizimin pa marrë parasysh fashat elastike

8928

Parandalimi i dhembjes:
• paracetamoli
• mos jepni aspirinë dhe barna të ngjashme antiinflamatore (ibuprofen), mund të keqësojnë gjakderdhjen

Nëse viktima nuk vjell dhe nuk ka mundim, mund të pijë pak lëngje të pastra
Te spërkatja e helmit në sy: të shpërlahen sytë me ujë ose tretje fiziologjike për 15-20 min.

Të thirret Ndihma e Shpejtë Mjekësore (194 ose 112)
Të mblidhen afërsisht informata sa më të sakta për lokacionin e saktë të viktimës
Mos e shtyni transportin!

Masat e avancuara te kafshimi nga gjarpri helmues

Ekzaminimi detal i viktimës
• monitorimi
• dy vija të gjëra venoze (vija intraosale)
• kompensimi i volumenit të fluideve (20 ml/kg peshë trupore) me tretje fiziologjike ose tretësira tjera kristaloide
• oksigjeni
• analgjetikët (opiate ose ketamina, nuk është hulumtuar sa duhet te kafshimi i gjarprit)
• ALS veprimet (kujdes te çrregullimet e koagulimit të gjakut)
• përkujdesja ndaj rrugës së frymëmarrjes
• antidote (kundërhelmi)

maxresdefault

Seroprofilaksa kundër kafshimit
Në ambulancë jepet serumi antiviperinik SAV, pas provës në alergji, në sasi prej 3.000UI (5ml) me rrugë subkutane, intramuskulare dhe në raste të jashtëzakonshme edhe intravenoze.

Mënyra e aplikimit të SAV:
– injektohen nën lëkurë 0,1ml e serumit
– pritet 15 minuta
– injektohen nën lëkurë 0,25 ml serum
– pritet serish 15 minuta, nëse nuk paraqiten reaksione të padëshiruara, sasia tjetër e serumit jepet me rrugë intramuskulare

Serumi jepet me njërin nga antihistaminikët

Nëse prej kafshimit kanë kaluar 4 orë apo lëndimi është në ndonjë enë të madhe të gjakut, sasia e serumit dyfishohet.

Tretmani pas dhënies së serumit duhet të jetë hospitalor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori