LAJMI I FUNDIT:

Kafja mbron trurin

Kafja mbron trurin

Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun nga sulmet në tru.

Një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 mijë meshkuj dhe femra, të cilët janë përcjellë për 12 vjet, ka treguar se edhe konsumimi më i paktë i kafesë mbron nga sulmet në tru.

Numrat konkret tregojnë se konsumimi i një lugë kafe në ditë ul rrezikun e sulmeve në tru për 27 %, ndërsa konsumimi i më shumë lugëve nuk ka ndonjë efekt më të lartë.

Mekanizmi i saktë i ndikimit pozitiv të kafesë ende nuk është i qartë, por shkencëtarët këshillojnë konsumim të matur të saj./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori