LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Votuesi i dikurshëm do të më gjejë edhe brenda listës së VV-së, sepse largimi nga AAK-ja ishte parimor

Kadaj-Bujupi: Votuesi i dikurshëm do të më gjejë edhe brenda listës së VV-së, sepse largimi nga AAK-ja ishte parimor
-->

Pas një angazhimi shumëvjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), u largua papritmas nga kjo parti – për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (prill 2016). Është fjala për Donika Kadaj-Bujupin, e cila në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 kandidon për herë të parë për deputete nga lista e Vetëvendosjes.

Kadaj-Bujupi më 2014 (në kuadër të AAK-së) kishte marrë 6,143 vota. Ajo beson se largimi nga partia e Ramush Haradinajt (AAK), nuk do të ndikojë në rezultatin e saj në zgjedhjet e radhës.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo ka theksuar se “kalimi i saj në Vetëvendosje ka qenë parimor” dhe se këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe “bashkimi i AAK-së me Klanin Pronto – PDK-në”.

“Ajo që më preokupon aktualisht është që unë të jem vlerë e shtuar në Lëvizjen ku kam kaluar. Nëse gjatë gjithë kohës dikush ka kundërshtuar Klanin Pronto dhe në fund ka përfunduar aty (AAK), sigurisht se do të ndëshkohet nga qytetari”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Donika Kadaj-Bujupi në listën e VV-së ka numrin 9. Në zgjedhjet e 2014-ës, në listën e AAK-së ishte e gjashta në radhitje. E pyetur se sa peshë ka renditja në listë, ajo thekson se “para renditjes numerike duhet të kemi kriter rreshtimin parimor”!

Kandidatja e VV-së ka theksuar se votuesit që e kanë votuar për shkak të bindjeve të saja, “do ta gjejnë sërish brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

Më tej, Kadaj-Bujupi ka shtuar se “Lëvizja Vetëvendosje po shënon rritje” dhe se kjo është vërtetuar, siç thotë ajo, “në sondazhet e fundit ku kanë dalë si subjekti i parë në vend”.

Duke folur për arritjen e koalicioneve parazgjedhore, Kadaj-Bujupi shprehet: “Koalicionet e natës, të arritura në orët e fundit të afatit të regjistrimit, janë koalicione të frikës e në dëm të qytetarëve.

Ato kanë për qëllim vazhdimin e mjerimit dhe thellimin e varfërisë. Të bashkohesh sot me Klanin Pronto është dëmi më i madh që mund t’i bësh qytetarit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Lajme
Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Lajme
Kalo në kategori