LAJMI I FUNDIT:

Kaçamaku është racioni më i shëndetshëm në botë. Do ta hani çdo ditë!

Kaçamaku është racioni më i shëndetshëm në botë. Do ta hani çdo ditë!

Pos që pengon shumë sëmundje, ky racion është jashtëzakonisht i shijshëm.

Kaçamaku shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm përgatitet shumë lehtë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme duke e kombinuar me ushqime të ndryshme.

Ky është racion gatuhet nga grizi i misrit të bardhë apo i verdhë. Mielli i misrit apo grizi kanë ndikim shumë pozitiv në shëndetin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Gjëja më kryesore te ky ushqim është fakti që kaçamaku nuk përmban gluten dhe mund të konsumojë gjithkush pa marrë parasysh moshën.

Ky racion përmban minerale të mjaftueshme, nutrien dhe vitamina aq sa i janë të nevojshme trupit për të funksionuar normalisht.

Kaçamaku ka efekt të madh në pengimin e sëmundjeve të ndryshme, si edhe në shëndetin e gjithëmbarshëm të njeriut.

Ai në përbërjen e vet ka yndyra natyrale, d.m.th. karotenodie dhe pikërisht ato yndyra të shëndetshme e bëjnë kaçamakun të ndikojë në punën e mirë dhe cilësore të zorrëve.

Kaçamaku është i shkëlqyeshëm në eliminimin e tepricës së kilogramëve, sepse gjithashtu ndikon edhe në tretje të mirë të ushqimit.

Ai është njëri ndër ushqimet më efikase të cilat rekomandohen edhe kur mbani dietë. 100 gramë kaçamak përmbajnë rreth 380 kalori.

Racion i shëndetshëm i cili do të adhurohet, aq më parë nëse kombinohet me jogurt apo me ndonjë perime të cilat i duan vogëlushët. Edhe një arsye më shumë që ky racion është ideal për fëmijë sepse kaçamaku pengon rënien e shpejtë të imunitetit.

Kaçamaku do të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si edhe shfaqjen e hemorroideve.

Përveçse do të forcojë organizmin, kaçamaku gjithashtu do të ndikojë në mënyrë antioksidante në gjithë organizmin, jo vetëm në zorrë.

RECETA E VETME për kaçamak e cila do t’ju nevojitet

Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall.

Përbërësit:

– 5 gota ujë,
– 1 gotë kaçamak,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,
– 2 lugë gjalpë,
– 2 lugë ajkë

Përgatitja:

Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.

Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori