LAJMI I FUNDIT:

“Kabinetttheater”: Fituesi i çmimit “Nestroy”, sot e nesër në Teatrin “Dodona”

“Kabinetttheater”: Fituesi i çmimit “Nestroy”, sot e nesër në Teatrin “Dodona”

Teatri i njohur nga Vjena, “Kabinetttheater”, do të japë shfaqje më 5 dhe 6 gusht (ora 20:00), në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”. Më këtë rast, shikuesit do të kenë shansin të shohin për herë të parë në Prishtinë një një shfaqje me kukulla – për të rritur.

“Kabinetttheater” është teatër i figurave dhe objekteve nga Vjena, të cilët vijnë me një program prej minidramave dhe miniaturave teatrore.

Në një konferencë për media, regjisorja dhe udhëheqësja e këtij teatri, Julia Reichert, ka thënë se “Kabinetttheater” njihet për materien dhe llojin e figurave dhe objekteve që trajton, për gjuhën të lidhur ngushtë me fjalën dhe dukshmërinë e relacioneve të brendshme të imazhit.

E veçanta, sipas anëtarit të këtij grupi, Alban BEqiraj, janë edhe autorët e këtij teatri, si: si: H.C. Artmann, Gerhard Rühm, F. J. Czernin, Thomas Arzt…

Programi që do të jepet te “Dodona” (i gjithi i titruar në shqip), është si më poshtë:

Arthur Schopenhauer – “Biseda Anno 33“

Daniil Charms – “Gra të vjetra kurreshtare”

Gerhard Rühm – “Unaza“

Wolfgang Bauer – “Lukrecia“

Franz Grillparzer – “Gjuetari i egër”

Lukas B.Suter – “Vdekja skenike“

Anne Frütel – “Zhbërja e oportunizmit nga vendimi i shumicës”

Konrad Bayer – “Ana dhe Rosa“

Luajnë: Katarina Csanyiova, Tanja Ghetta, Ëalter Kukla, Alban Beqiraj.

Regjia: Julia Reichert

Behar Arllati do të luajë në harmonikë. /Telegrafi/