LAJMI I FUNDIT:

Ka vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secila nga to ka rëndësinë e veçantë

Ka vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secila nga to ka rëndësinë e veçantë

Siç duket ekzistojnë vetëm katër ngjyra primare të pasaportave në botë, dhe çdo shtet e ka ngjyrën e caktuar për një arsye të caktuar.

Pasaportat me ngjyrë të kuqe
Kjo është ndër ngjyrat më të zakonshme të pasaportave. Pasaportat me ngjyrë të kuqe shpeshherë zgjedhen nga shtetet me histori ose sistem aktual të komunizmit. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Romanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporte me ngjyrë të kuqe. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropiane, përveç Kroacisë, gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të tillë. Por, edhe shtetet e interesuara në integrim në Bashkim Evropian, si Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Maqedonia kanë pasaporta me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.


Përveç tyre, pasaporta me ngjyrë të kuqe kanë edhe Bolivia, Kolumbia, Ekuatori dhe Peruja.

Pasaportat me ngjyrë të kaltër
Kjo është ngjyra e dytë më e zakonshme. Pasaportat me ngjyrë të kaltër simbolizojnë “botën e re”. 15 shtete të Karaibeve kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër. Brenda bllokut të shteteve të Amerikës Jugore, pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen e Mercosurit – union tregtar. Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain. Por, Venezuela nuk mban pasaporta me ngjyrë të kaltër por me ngjyrë të kuqe, pavarësisht se i përket unionit në fjalë. Pasaportat e qytetarëve të SHBA-së ishin ndryshuar në ngjyrë të kaltër në vitin 1976.

Pasaportat me ngjyrë të gjelbër
Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbër. Në mesin e këtyre shteteve është Moroko, Arabia Saudite dhe Pakistani. Ngjyra e gjelbër konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës. Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Senegali, etj. – gjithashtu kanë dokumente udhëtimi me ngjyrë të gjelbër. Por në rastin e këtyre shteteve, ngjyra e gjelbër tregon se ato i përkasin ECOWAS-it (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore), transmeton Telegrafi.

Pasaportat me ngjyrë të zezë
Ndër ngjyrat më të rralla të pasaportave është ngjyra e zezë. Ky lloj i pasaportave mund të gjendet në mesin e qytetarëve nga disa shtete afrikane, si nga Botswana, Zambia, Burundi, Angola, Kongo, Malawia, dhe disa tjera. Qytetarët e Zelandës së Re gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të zezë, pasi që ngjyra kombëtare e këtij shteti është e zezë.

Harta e mëposhtme tregon ngjyrën e pasaportave të secilit shtet nga e gjithë bota

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori