LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti Riza Zeqiri

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti Riza Zeqiri

Në moshën 54 vjeçare, ka ndërruar jetë Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave nga Kosova dhe Maqedonia.

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit, ndërsa me të ardhur në studime në Kosovë, ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, transmeton FBK.


Zeqiri i njohur me nofkën “Gricka” pas luftës ka qenë trajner i gjeneratave të reja në skuadrën e Prishtinës, derisa ka qenë edhe asistent në ekipin e Real Universitetit, si dhe një periudhë ka qenë anëtar i Komisionit për Trajnerë.

Zeqiri në vendin tonë ka qenë i njohur si adhurues i madh i basketbollit, duke kontribuar në mënyra të ndryshme në zhvillimin e këtij sporti ndër gjenerata të reja në Kosovë.