LAJMI I FUNDIT:

“Më ka kafshuar qeni im. Çfarë të bëj?”

“Më ka kafshuar qeni im. Çfarë të bëj?”

Kur qeni kafshon pronarin e vet, shkaktohen ndenjja të përziera – shok, mosbesim, hidhërim, dhembje, ndonjëherë edhe fajësi

Në situata të tilla shpesh pronarët mendojnë që do të duhej patjetër të heqin dorë nga qeni. Mirëpo, kjo nuk është e thënë të jetë kështu patjetër.


Lexoni se si duhet të veproni në situata të tilla.

Natyrisht, siguria është në plan të parë! Drejtpërdrejt pas kafshimit, qëndroni të qetë. Qortimi fizik apo verbal mund të përkeqësojë situatën dhe të nxisë që të ndodhin eskalacione të sjelljes agresive.

Përpiquni që ta dërgoni qenin në pjesën tjetër të banesës (në banjë apo në dhomën tjetër) në mënyrë që secili të ketë kushte që të qetësohet.

Pastaj, vlerësoni plagën tuaj, sa është e thellë plaga dhe thirrni mjekun apo veterinarin nëse është e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Përpiquni që t’ju kujtohet dhe mbani në mend rrethanat se si ndodhi që t’ju kafshojë, tregoni personit që është ekspert, në mënyrë që më lehtë t’i zgjidhni sjelljet e padëshiruara.

Rreziqet që paraqesin kafshimet e një qeni
Lexo po ashtu Rreziqet që paraqesin kafshimet e një qeni

Pronarët më së shpeshti theksojnë që fatkeqësitë kanë ndodhur kur e kanë trazuar qenin derisa ka qenë duke fjetur apo kur ka qenë në pozitë të shtrirë, derisa ka qenë duke ngrënë, si edhe janë përpjekur që t’ia marrin ndonjë gjë.

Gjithashtu, qentë shpesh shfaqin sjellje të padëshiruara nëse ndaj tyre merren masa ndëshkuese apo i preket zona e dhembshme.

Metodat ndëshkuese dhe qortimet e fuqishme verbale mund të shtojnë anksiozitet dhe frikë.

Pas incidentit është me rëndësi të bisedoni me veterinarin dhe me ndihmën e tij bashkërisht të kapërceni situatën e pakëndshme.

Mirëpo, mbani në mend, është e nevojshme të kontrolloni edhe sjelljen tuaj, përkatësisht është e rëndësishme të mësoni të lexoni sinjalet e qenit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori