LAJMI I FUNDIT:

Misioni i (pa)mundur: Mocioni i opozitës për mosbesimin e Qeverisë Mustafa, duhet të llogarisë në votat e pozitës

Misioni i (pa)mundur: Mocioni i opozitës për mosbesimin e Qeverisë Mustafa, duhet të llogarisë në votat e pozitës

Partitë opozitare tash e sa kohë shprehin pakënaqësi me qeverisjen aktuale të koalicionit LDK-PDK. Javën e ardhshme ata do të fillojnë një iniciativë të mocionit të mosbesimit, kundër Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në një prononcim për Telegrafin, deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, është i bindur se do të ketë sukses iniciativa e partisë së tij.

“PDK e LDK janë në momentet e fundit të qeverisjes së saj”, ka thënë Hoti.

Në pyetjen se a i kanë numrat e duhur për të votuar këtë mocion, ai tha: “E kemi kërkuar votën dhe jemi në koordinim të ngushtë me disa nga deputetët e pozitës. Do ta kemi përkrahjen e plotë nga ta”.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se Iniciativa për mocionin e votëbesimit të Qeverisë e ka përkrahjen e tij. Sipas tij, kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi e Isa Mustafa në pension.

“Iniciuesit e këtij mocioni duhet të jenë të kujdesshëm që ta kenë votën e sigurt, sepse nëse dështon, atëherë duhen 90 ditë për të nisur një iniciativë të re mocioni. E mira do ishte që pozita e opozita të merren vesh e që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme – me marrëveshje”, ka thënë ai për Telegrafin.

Analistët vlerësojnë se opozita duhet të llogarisë në start në numrat, përndryshe dështojnë lehtë. Analisti Ramush Tahiri cek se duhen 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë.

“Atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, në afat prej 45 ditëve”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se opozita nuk i ka numrat dhe se po llogarit në te deputetët e pozitës e që votimi të jetë I fshehtë. “Pa votat e PDK-së nuk mund ta rrëzohet Qeveria”.

Edhe njohësi i kësaj fushe, Dardan Gashi, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje me deputetët e pozitës, kjo iniciativë do të dështojë.

“Qëllimi është se a i kanë numrat e nevojshëm si opozitë për ta rrëzuar këtë qeveri!? 40 deputetë i duhen opozitës për iniciativë. Por, nëse nuk janë koordinuar me pozitën, dështon iniciativa”, u shpreh Gashi për Telegrafin.

Përkrahës të kësaj iniciative, pos Nismës për Kosovën janë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori