LAJMI I FUNDIT:

Ka alergji ndaj bashkëshortit: Historia e kësaj gruaje do ju çudisë (Foto)

Ka alergji ndaj bashkëshortit: Historia e kësaj gruaje do ju çudisë (Foto)

29 vjeçarja Johanna Watkins nga Minesota nuk mund të puthë bashkëshortin e saj Scott, madje as të kalojë kohë në të njëjtën dhomë.

Ajo vuan nga një sindromë e quajtur Mast Cell Activation, një çrregullim i rrallë i sistemit imunitar , që do të thotë se ajo është alergjike nga çdo gjë, përfshi dhe nga aroma e burrit të saj


“Scott dhe unë kur duam të shohim një film apo emision nuk mund të jemi në të njëjtën dhomë sëbashku, sepse unë jam alergjike ndaj tij, prandaj atij i duhet të jetë 3 kate më poshtë se dhoma ime. Ai ndodhet në një dhomë dhe sheh të njëjtën film, apo emision që po shoh unë me laptop, pastaj i shkruajmë njëri tjetrit për atë çfarë na pëlqeu” tha Johanna.

Johanna jeton në një dhomë të ndërtuar në papafingo të gjithën për veten, me dritare dhe dyer të mbyllura dhe brenda së cilës janë vendosur filtra për pastrimin e ajrit.

Ajo vuan nga një formë e rëndë e sindromës, Mast Cell Activation, që do të thotë se qelizat që kanë për qëllim për të mbrojtur atë nga kërcënimet e jashtme shndërrohen dhe sulmojnë trupin e saj.

Para se të martoheshin në 2013, Johanna nuk e priste që sindromat të rëndoheshin. Ajo punonte si mësuese dhe të dyve u pëlqente shumë të ecnin gjatë.

“Tre, katër vite më parë, para se të diagnostifikohet, nëse unë do të isha pranë saj, ajo do të kollitej” tha Scott, bashkëshorti i saj.

Vitin e fundit e kuptuan se nuk mund të qëndrojnë fare bashkë, as fizikisht madje as në të njëjtën dhomë.

“Vumë re se kur Scott vinte në dhomën time ndihesha keq e më keq dhe sindromat e mia përkeqësohen” thotë Johanna.

Të vetmit njerëz ndaj të cilëve  gruaja nuk ka alergji janë vëllezërit e motrat e saj të cilët kujdesen për të, transmeton oranews.

Para se të hyjnë në dhomën e saj, ata nuk duhet të kenë ngrënë ushqime pikante, të kenë bërë dush me një sapun të veçantë dhe të jenë vetëm me të brendshme.  Edhe pse kryejnë veprimet shumë shpejt, vënë maskë dhe veshin rroba të vecanta sërish Johana bëhet keq pasi ata largohen.