LAJMI I FUNDIT:

Juventusi zyrtarizon Matuidin

Juventusi zyrtarizon Matuidin

Juventus sot e ka konfirmuar marrëveshjen me PSG-në për Blaise Matuidin

Francezi që tani është 30 vjeç ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Juventusin të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020.


Ai ka fituar katër tituj në Ligue 1, ndërsa Super Kupën e ka fituar pesë herë.

Lojtari ka arritur të enjten në Torino, ku për dy ditë i kreu testet mjekësore.

Mesfushori do ta bartë fanellën me numrin 14.

Marrëveshja flitet se është arritur për shumën e 20 milionë eurove./Telegrafi/