LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vihet pas Serge Aurier

Juventusi vihet pas Serge Aurier

Raportimet e fundit që vijnë nga Franca shkruajnë se Serge Aurier dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain dhe Juventus ka shfaqur interesim për të. 

Bianconerët kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi Dani Alves pritet të nënshkruajë kontratë me Manchester Cityn.


Sipas France Football, Aurier ka tërhequr vëmendjen e Juventusit edhe pse futbollisti i Bregut të Fildishtë ka zhvilluar 22 ndeshje në Ligue 1.

Ai nuk pëlqehet shumë nga Unai Emery.

Drejtori sportiv i ri, Antero Henrique, ka thënë se nuk do të mbajnë lojtarë që nuk duan të qëndrojnë dhe kjo i jep përparësi Juves. /Telegrafi./