LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vazhdon insistimin për Danilon

Juventusi vazhdon insistimin për Danilon
Gjithnjë profesional - Zidane pëlqeu karakterin e lojtarit, por s'mund ta mbajë atë në stol pasi po kërkohet nga shumë skuadra.

Juventusi vazhdon insistimin për Danilon duke e parë si zëvendësues të Dani Alvesit.

Dani Alves u ka thënë lamtumirë Bianconerëve dhe pritet të kalojë te Manchester City.


Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Gianluca Di Marzio, Juve ka pytur për gjendjen e Danilos.

Mbrojtësi është blerë për 31 milionë euro nga Porto në vitin 2015. Por ai nuk e ka gjetur mirë vetën te mbretërit ku ka zhvilluar 25 ndeshje.

Reali do 20 milionë euro, por Juve ofron 15 milionë dhe të tjerat bonuse. /Telegrafi/