LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pas Rafinhas

Juventusi pas Rafinhas
Rafinha duke festuar një gol tijin me Barcelonën..

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha thuhet se është shfaqur si një objektiv transferimi për Juventusin, pasi dëshiron të luajë më shumë minuta.  

Rafinha është bërë cak i skuadrave të mëdha evropiane që duan transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.


Guardilola kontakton tre lojtarë të Barcelonës, gati kalimi te City
Lexo po ashtu Guardilola kontakton tre lojtarë të Barcelonës, gati kalimi te City

Përveç Juventusit, raporti gjithashtu sugjeron se klubet e Ligës Premier, Arsenali dhe Liverpooli janë gjithashtu në kërkim të 24-vjeçarit brazilian.

Sipas Fichajes, nuk ka pasur ende asnjë ofertë konkrete për mesfushorin e  gjithanshëm, por kjo treshe e klubeve të mëdha janë të gjitha duke të monitoruar situatën e tij në Camp Nou, pavarësisht se ai në kontratën e tij përmban një klauzolë blerje prej  75 milionë euro.

Raporti insiston se ai do të lejohet të largohet për një shumë më të ulët nëse Barca vendos ta shit.

Kualifikimi në gjysmëfinale të LK sjell Di Marian te Juve?
Lexo po ashtu Kualifikimi në gjysmëfinale të LK sjell Di Marian te Juve?

Rafinha thuhet se është i pakënaqur me faktin që ai ka bërë vetëm 15 ndeshje si titullar në të gjitha garat këtë sezon dhe kërkesa e tij është të luaj më shumë minuta.

Çmimi real i tij mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/