LAJMI I FUNDIT:

Juventusi afër huazimit të Drogbas

Juventusi afër huazimit të Drogbas

Didier Drogba është në prag për t’iu bashkuar Juventusit në formë të një marrëveshje huazimi, shkruajnë mediat në internet.

Ikona e Chelseat, i cili është stërvitur me ish-skuadrën e tij, është lidhur me një varg klubesh gjatë pauzës së sezonit të Superligës Kineze, dhe besohet se ai mund të rikthehet në Evropë për ta kaluar dimrin.

Megjithatë, Drogba aktualisht është duke u përgatitur për Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut më 19 janar. Kjo nënkupton që një qëndrim i mundshëm në Torino do të shkurtohej edhe më shumë, para se ai të rikthehet në sezonin e rregullt të kampionatit kinez që fillon në mars. /Telegrafi/