LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk heq dorë nga Strootman, përgatit 40 milionë euro

Juve nuk heq dorë nga Strootman, përgatit 40 milionë euro

Spekulimet për interesimin e Juventusit për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, nuk kanë të ndalur.

Sipas njoftimeve më të reja, Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë 40 milionë euro për shërbimet e tij.


La Gazzetta dello Sport dhe Mediaset Premium raportojnë se Bianconerët do t’ia dorëzojnë ofertën e re Romës, pasi e duan në radhët e veta futbollistin holandez.

Roma ia tregon Juventusit çmimin e Strootmanit
Lexo po ashtu Roma ia tregon Juventusit çmimin e Strootmanit

Strootman ka një klauzolë prej 45 milionë eurosh, ashtu që Juve i është afruar shumë kësaj shifre.

Edhe pse bardhezinjtë e transferuan Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germaini, Massimiliano Allegri dëshiron edhe një tjetër përforcim në mesfushë.

Strootman konsiderohet si alternativë më e lirë e Mateo Kovacicit të Real Madridit, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Juan Cuadrado, të cilin e kërkon drejtori i Romës, Monchi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori