0Shares

Juventusi pritet të bëjë një ofertë të re, prej shtatë milionë eurosh, për shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente.

Zonja e Vjetër është në kërkim të spanjolli që nga sezoni i kaluar, ndërsa fillimisht kishte ofruar katër milionë euro për shërbimet e tij.

Oferta e parë e Bianconerëve është refuzuar, ndërsa përkundër se kontrata e 27-vjeçarit skadon në fund të sezonit aktual, drejtori gjeneral i Juves, Guiseppe Marotta, është i gatshëm të paguajë shtatë milionë euro për ta transferuar Llorenten në janar. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)