LAJMI I FUNDIT:

Juve kualifikohet, e pret Milanin

Juve kualifikohet, e pret Milanin

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italias, pasi mposhti minimalisht Cagliarin në shtëpi me rezultat 1-0.

Juve dominoi në këtë takim, por mysafirët u bënë ballë sulmeve të Bianconerëve.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë ishte produkti i akademisë, Sebastian Giovinco, ai që shënoi për 1-0 me ndihmën e Padoin (57’).


Juve deri në fund tentoi të gjente portën për herë të dytë, por nuk arriti të realizonte, ndërsa ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër të kualifikohet në çerekfinale.

Në çerekfinale të kupës Juventusi e pret fituesin e duelit Milan – Reggina që zhvillohet të enjtën mbrëma në San Siro. /Telegrafi/