LAJMI I FUNDIT:

Juve e ka fjalën në Torino

Juve e ka fjalën në Torino

Juventusi e ka fituar me rezultat 3-0 derbin e 226-të torinez kundër Torinos që u zhvillua të shtunën mbrëma në Juventus Arena.

Rastin e parë të mirë për të shënuar e pati skuadra që kishte epitetin e mysafirit, por Meggiorini gjuajti jashtë porte. Në vazhdim, vendasit e morën lojën në dorë, ndërsa arbitri ua mohoi një gol të sigurt duke ndalur ndërhyrje të pa lejuar në portierin e që në fakt nuk pati kontakt. Më pas, Pogba dërgoi dy goditje të forta nga distanca, por që u mbrojtën nga portieri Gillet.

Ndërhyrjen e ashpër të Well Glik, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq. Më pas, u akordua penalti në favor të bardhezinjve pas ndërhyrjes në Pogban, ndërsa Migjen Basha shpëtoi nga kartoni i dytë i verdhë. Andrea Pirlo dështoi nga njëmbëdhjetëmetërshi duke na kujtuar Sergio Ramosin, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Një top të bukur nga Giovinco e futi në portë mesfushori italian, Claudio Marchisio (57’), për ta zhbllokuar rezultatin.

Sebastian Giovinco pranoi një asistim nga Vucinic dhe në mënyrë të qetë e dyfishoi epërsinë (67’).

Në rrjedhën e lojës, Pogba nuk arriti ta shënojë golin e merituar, ndërsa edhe Bendtner u ndal nga i jashtëzakonshmi Gillet.

Një top i mirë nga Matri shkoi te Vucinic, i cili pasoi te Marchisio, ndërsa 26-vjeçari shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në këtë takim (84’).

Juventusi kryeson Kampionatin italian me pesë pikë më shumë se Napoli që të dielën luan kundër Pescaras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori