LAJMI I FUNDIT:

Juve bindshëm marshon drejt titullit (Video)

Juve bindshëm marshon drejt titullit (Video)
Getty Images

Juventusi është treguar bindës kundër Genoas në ndeshjen e javës së 33-të në Serie A. Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 4-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të, kur në përpjekje për të shmangur një top nga Claudio Marchisio, Ezequiel Munoz e dërgoi topin në rrjetën e gabuar.


Dybala sërish protagonist (Getty Images)

Menjëherë pas, përmes disa kombinimeve, Paulo Dybala doli në rast dhe e dyfishoi epërsinë (19’). Asistimi ishte i Sami Khediras.

Dhe për ta mbyllur për mrekulli pjesën e parë u kujdes Mario Mandzukic, i cili përmes një solo aksioni e shënoi golin e tretë (41’).

Në gjysmën e dytë i erdhi shansi për të shënuar edhe Leonardo Bonuccit, i cili vrapoi vetëm drejt portës dhe dërgoi një goditje të pandalshme (64’).

Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me 83 pikë, 11 më shumë se Roma që të hënën luan kundër Pescaras. /Telegrafi/