0Shares

Agjenti italian, Andrea Pretti, mendon se Juventusi ende ka gjasa që ta transferojë sulmuesin e Shanghai Shenhua, Didier Drogba.

Pretti është ekspert në tregun e transferimeve të Lindjes së Largët dhe beson se ish-ylli i Chelseat mund ta veshë fanellën bardhezi.

“Sipas mendimit tim, po. Gjatë këtyre javëve, kemi dëgjuar për shumë klube të interesuara për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, por Juventusi ka një përparësi të rëndësishme”.

“Ata kanë kontaktuar me menaxhmentin e lojtarit para se ai të shkonte te Shanghai Shenhua. Asokohe, lojtari vendosi ta pranonte mega-ofertën e klubit kinez…”, ka deklaruar Pretti për TMW. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)