LAJMI I FUNDIT:

Juncker fshikullon Trumpin: Nuk njeh Europën, as botën (Video)

Juncker fshikullon Trumpin: Nuk njeh Europën, as botën (Video)

Tepër të ashpra janë deklaratat që vijnë nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kundër udhëheqësit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një studenteje gjatë një debati me të rinjtë në Luksemburg, Juncker u shpreh pa doreza se fitorja e republikanit rrezikonte të prishte ekuilibrat ndërkontinentalë, në thelb dhe në strukturë.


“Zgjedhja e Donald Trumpit president rrezikon të dëmtojë ekuilibrat ndërkontinentalë. Me të do të humbasim dy vite kohë, pasi ai duhet t’i bjerë rreth e qark një bote, të cilën nuk e njeh. Ndërsa në përgjithësi, vizioni i tij për refugjatët dhe amerikanët me ngjyrë është shumë larg bindjeve tona”.

Gjithsesi, ai shtoi se gjatë karrierës së tij të gjatë në politikë kishte punuar me 4 presidentë amerikanë, duke shtuar se kishte konstatuar faktin që, mes gjërave që thuhen në fushatë dhe atyre që bëhen ka gjithmonë një dallim.

Sipas kreu të Komisionit Europian, zgjedhja e miliarderit vë në dyshim aleancën e NATO-s dhe kësisoj modelin mbi të cilin mbështetet mbrojtja e Europës. Idetë e Trumpit duket se nuk i pëlqejnë aspak Junckerit, që pohoi se ndaj refugjatëve dhe amerikanëve me ngjyrë, ai sillet në një mënyrë që nuk reflekton bindjet dhe ndjenjat europiane.

Presidenti i KE-së mendon se amerikanët në përgjithësi nuk kanë asnjë lloj interesi për Europën, gjë që vlen si për klasën politike, ashtu edhe për popullin, dhe kjo sipas tij ndodh sepse nuk e njohin kontinentin e vjetër.

Për të argumentuar bindjen e tij, Juncker kujtoi se dikur, Trump e kishte quajtur Belgjikën një fshat. Për këtë arsye, – vijon ai, – presidentit të ri të Amerikës duhet t’i mësojmë se ku konsiston Europa dhe cilat janë parimet e fuknsionimit të saj, transmeton tch.

Dhe jo vetëm kaq. Zyrtari i lartë i KE-së pretendon se manjati i pasurive të paluajtshme duhet të mësojë edhe se çfarë është bota, e ky nuk do të jetë një mision i lehtë.

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori