LAJMI I FUNDIT:

Jovetic tifoz i Arsenalit

Jovetic tifoz i Arsenalit

Në prag të ndeshjes së Malit të Zi ndaj Anglisë, sulmuesi i Fiorentinës, Stevan Jovetic, ka folur për mundësinë e transferimit në kampionatin anglez, më saktësisht te Arsenali.

Jovetic është përcjellë vazhdimisht nga Topçinjtë këtë sezon dhe flitet se klubi londinez mund të dalë me ofertë në afatin kalimtar të verës.

“Kam dëgjuar për interesimin e Arsenalit. Është kënaqësi e madh e për mua të jem në radarin e një klubi kaq të madh. Jam i lumtur për këtë”.


“Gjithmonë kam pasur një joshje për Arsenalin. Është një klub i madh me traditë të madhe, një prej më të mëdhenjve në Evropë. Nuk është lehtë të zëvendësohet Van Persie, i cili ka shënuar shumë gola”.

“Arsenali ka shumë lojtarë, të cilët nuk shënojnë si Van Persie, por ata po ashtu janë shumë të mirë”.

“Ata ende janë të fuqishëm. Shpesh i shoh ndeshjet e Ligës Premier në televizor. Është një prej ligave më të mëdha në botë dhe duket joshëse për mua”, ka thënë malaziasi për The Sun. /Telegrafi/