LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq: Mbylljani gojën Daçiqit, të mos flas për ndarjen e Kosovës

Jovanoviq: Mbylljani gojën Daçiqit, të mos flas për ndarjen e Kosovës

Partia Liberale Demokrate (PLD) insiston që pushteti t’ia mbyllë gojën ministrit të Jashtëm Ivica Daçiqit “me flaster” dhe kështu të ndërpresë promovimin e ndarjes së Kosovës, e cila më pas e tërheq me vete edhe ndarjet në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në fund ndarjen e Vojvodinës dhe Sanxhakut.

Kryetari i PLD, Çedomir Jovanoviq, ka kërkuar sot nga kryetari i shtetit dhe kryeministrja që menjëherë të vendosin pikë në këtë sjellje të ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq dhe ta ndalojnë në promovimin e ndarjes së Kosovës.


“Është e pakuptimtë të besohet në dialog dhe marrëveshje të cilën e kemi të nevojshëm derisa Daçiq po ‘trumbeton’ për ndarjen e Kosovës si në kohërat më të mira të Millosheviqit, Koshtunicës dhe Tadiqit. Çdo herë ky politikanizëm i përgjakur atij ia ka ngritë rejtingun, ndërsa vendin e ka zhytur edhe më thellë në baltë, dhe çdo herë më pas Daçiqi ‘do ta fus bishtin nën shalë’, duke i hequr karrigen atyre të cilët janë mbi te, të cilët pastaj detyrohen të qëndrojnë ‘kacavarur’ , Millosheviqi pas 5 tetorit, Koshtunica në vitin 2008 dhe Tadiqi në vitin 2012”, shpjegon Jovanoviq në deklaratën të cilën e ka publikuar Enti për komunikim të Partisë Liberal Demokrate, transmeton gazetametro.net.

Ai ka sqaruar se problemi i Kosovës është posaçërisht i rëndë dhe kompleks sepse, përveç tanimë konfliktit historik të serbëve dhe shqiptarëve, e përcjellin edhe ndarjet dhe konfliktet brenda vet shoqërisë serbe.

“Për këtë dialogu për të cilin flet Vuçiqi (Aleksandar) është parakusht i marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Jovanoviq.

Ai thotë se për këtë arsye PLD insiston që pushteti t’ia vendos një “fllaster në gojë” Daciçqit dhe kështu ta ndalojë në promovimin e ndarjes së Kosovës, e cila pas vetes tërheq idenë e ndarjeve në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni, e në fund edhe të Vojvodinës dhe Sanxhakut.

“Nëse nuk jeni në gjendja t’ia mbyllni gojën promotorit të ideve të nëntëdhjetave, si do të jeni në gjendje të na bindni se jeni seriozë në qëllimin që të merremi vesh se si do ta nxjerrim vendin nga rrënojat e përgjakura në të cilat ka përfunduar për shkak të politikës së atyre viteve të nëntëdhjeta”, ka shtuar Jovanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori