LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi: Ndarja nga i dashuri? As nuk e mbaj mend sa kohë ka kaluar

Jonida Vokshi: Ndarja nga i dashuri? As nuk e mbaj mend sa kohë ka kaluar

Jonida Vokshi është ndër moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë. Sharmi dhe thjeshtësia që e karakterizon ka bërë që Jonida “të mos të dalë asnjëherë nga moda”.

Prej vitesh moderatorja drejton emisionin “Thurje”, duke treguar se puna që bën e realizon profesionalisht. Për herë të parë Jonida tregon sesi i ka ndjekur lajmet për ndarjen nga i dashuri saj.

Prej vitesh, një nga personazhet më të dashura për publikun, si ia keni dalë ta mbani famën?
Nuk është se jam munduar ndonjëherë të mbaj famën, pasi nuk ka qenë ndonjëherë ky qëllimi. Thjesht jam investuar në profesionin tim e në atë ç’ka unë di e mund të bëj, duke punuar që ta bëj sa më mirë e të rritem sa më shumë profesionalisht.

Keni provuar se dini të bëni shumë gjëra në jetë, por në fakt, nëse ju pyesim për profesionin tuaj?
Ajo për të cilën jam diplomuar në fakt është regjia, e cila ka lidhje të ngushtë e me atë që unë tashmë e quaj profesion timin, aktrimin.

Si po ecën emisioni?
Mirë faleminderit! Periudhë pauze tashmë për të rifilluar transmetimet në shtator, por sigurisht puna vazhdon edhe gjatë sezonit veror për të riardhur me gjëra të reja sezonin e ri.

Sa e përmbush egon e Jonidës emisioni që po bëni?
Unë prej 7 vitesh tashmë në “Digitalb” jam në shtëpinë time dhe e tillë ndihem dhe me emision dhe këtë mundohem ta transmetoj edhe tek publiku, duke dashur ta kthej “Thurjen” në një fashë orari ku artistët dhe publiku të jenë të afërt e miq të mirë përmes “Digitalbit”. Kjo më bën të ndihem mirë dhe e realizuar në atë ç’ka synoj.

A keni menduar një format që do të donit ta kishit tuajin?
Besoj nuk më nevojitet, pasi e kam një të tillë, “Thurje” në “Digitalb”.

Si i ke marrëdhëniet me koleget, jeni mikesha apo rivale?
Kam munduar gjithmonë të ruaj relata korrekte dhe të ndryshme mes kolegëve dhe miqve të mi. Gjithmonë të mira. Dhe më shumë respekt.

Një moderatore duhet të jetë më shumë e zonja apo e bukur?
Një miksim i të dyjave do ishte perfektja. Por sigurisht tek e zonja fillim-fund.

Po me aktrimin, a keni një projekt të ri në dorë?
Them se kam, por është herët për të zbuluar detaje. Flitet për një projekt që do jetë tepër interesant, më besoni. Kaq për momentin.

Një ndër femrat më sharmante në vendin tonë, cili është sekreti?
Ju faleminderit shumë për komplimentin! Di të them që do isha vërtetë shumë e privilegjuar nëse do të konsiderohesha e tillë.

Jemi në kohën që të shumta janë femrat që akuzohen për ndërhyrje, a keni dëgjuar për veten se keni bërë ndërhyrje?
Nëse një ditë do bëja diçka, atëherë do të kisha vëmendje. Por për momentin nuk bën pjesë në planet e mia afatgjata.

Hermetike sa i përket jetës suaj private, përse keni bërë këtë zgjedhje?
Duke qenë gjatë gjithë kohës e ekspozuar para publikut i jep atyre dashje pa dashje gjithçka dhe ndjen nevojën të ruash diçka për vete. Të paktën mua kjo më ndodh.

Si i ka parë Jonida lajmet për ndarjen tuaj nga i dashuri?
(Qesh) As nuk e mbaj mend, aq kohë sa ka kaluar. Ja, ju ma kujtuat.

Dhe meqë jemi tek jeta private, statusi juaj?
Ju vetë më thatë që jam hermetike për sa i përket jetës private.

Si e ka gjetur vera Jonidën?
Me plane për sezonin tjetër dhe akoma pa filluar zyrtarisht plazhin. Vera e parë që më ndodh dhe mezi po pres të hyj në det e mos të dal deri në darkë.

Ku do të pushoni këtë verë?
Muaji që më mbetet për të pushuar është gushti dhe kam planifikuar disa destinacione, por ajo që më karakterizon është spontaniteti. Dashuroj të bëjmë udhëtime pa plan, kështu që nuk i dihet.

Njiheni si një prej vajzave që nuk luani me ekstravagancën, a do t’ju shikojmë ndonjëherë të zhveshur më shumë se zakonisht?
Zhveshja kohët e fundit nuk quhet më ekstravagancë, mendoj se e tillë quhet veshja e tepruar (qesh). Jam shumë pro zhveshjes së bukur femërore, por edhe e mendimit që ka lidhje me profesionin. gsh.al

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori