LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Kufiri jugor është i qetë dhe stabil

Jolevski: Kufiri jugor është i qetë dhe stabil
-->

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, sot ka vizituar pjesëtarët e ARM-së në Bogadanci, të cilët gjenden në sigurimin e kufirit jugor me Greqinë dhe objektin në të cilin janë të akomoduar ushtarët që të njoftohet me kushtet në të cilat ata jetojnë dhe punojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga eprorët e mi sot u informova se situata në kufirin tonë jugor është e qetë dhe stabile. Asnjëherë nuk ka qenë më e qetë prej kur u mbyll ‘Ruta ballkanike’ për refugjatët. Dukshëm është zvogëluar edhe numri i tentimeve për kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e migrantëve, veçanërisht nga vjeshta e këtej, për shkak se për momentin këtu kemi të sistemuar edhe numër më të vogël të ushtarëve në 18 muajt e fundit”, tha Jolevski.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia është e gatshme që të ndihmojë si shtet nëse vjen deri te ndryshimi i situatës./Telegrafi/