0Shares

Anësori i Liverpoolit, Glen Johnson, ka thënë se Mario Balotelli nuk do t’i mungojë Manchester Cityt, pasi sulmuesi u largua gjatë këtij afati kalimtar për t’iu bashkuar Milanit.

”Jo, nuk mendoj se Cityt do t’i mungojë Balotelli. Ata kanë lojtarë fantastik dhe kanë shumë lojtarë të tjerë që do të shënojnë më shumë gola se ai. Jam i sigurt, se nuk do t’u mungojë shumë”.

”Nuk dua të bëhem i pasjellshëm, sepse të gjithë e njohin Marion. Në ditën e tij, ai mund të jetë lojtar i madh, por City ka lojtarë të mëdhenj që shënojnë më shumë se ai”, ka thënë Johnson./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)