LAJMI I FUNDIT:

Johanna Konta bëhet tenistja e parë britanike që fiton në Miami Open (Video)

Johanna Konta bëhet tenistja e parë britanike që fiton në Miami Open (Video)

Johanna Konta është bërë tenistja e parë nga Britania që fiton në Miami Open, e gjitha kjo pasi fitoi ndaj Caroline Wozniackit.

Konta fitoi me dy sete 6-4 dhe 6-3 dhe kështu siguroi edhe vendin e shtatë në ranglistën e përgjithshme.


Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)
Lexo po ashtu Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)

“Faleminderit shumë, ishit fantastik gjatë gjithë javës”, ka thënë Konta duke falënderuar tifozët që e përkrahën atë.

“Falënderoj edhe ekipin tim, kemi kaluar mirë teksa kemi punuar dhe do vazhdojmë të bëjmë kështu”, shtoi britanikja.

“Urime Johanna, luajte më mirë se unë sot”, ka thënë Wozniacki, duke e uruar britaniken për fitoren. /Telegrafi/