Analistët e çështjeve ekonomike kërkojnë reciprocitet me Serbinë. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës duhet të jenë edhe nacionalistë ekonomikë e të konsumojnë produktet vendore. Se Serbia mund të dëmtohet në kuletë, këtë e dëshmojnë prodhuesit kosovarë të lëngjeve që mbulojnë 65 për qind të tregut vendor. Ndonëse kanë kapacitete të mëdha për eksport, për shkak të politikës serbe ata nuk mund të eksportojnë në Serbi.
Analisti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se problemi i importit nga Serbia bazohet te lidhjet e kahershme ekonomike e tregtare të të dy vendeve.
“Kjo është njëra prej arsyeve se pse kaq shumë janë të pranishme produktet serbe në Kosove – në masën që ta dëmtojnë prodhimin vendor”, ka thënë ai për Telegrafin.
Duhet pasur parasysh se në vitin 1999 – pas vënies së Kosovës nën administrimin ndërkombëtar – kufijtë me Serbinë janë cilësuar si kufij administrative, hyrja e mallrave serbe nuk është ngarkuar me taksë doganore. Pra, këto produkte të fqinjit verior – në raport me importet nga vendet e tjera – favorizoheshin në tregun e Kosovës.
Rexhepi beson se orientimi i biznesmenëve për tregti me Serbinë ka ndodhur edhe për shkak të afërsisë gjeografike dhe të kostos më të ulët për transport të mallrave.
“Por, duhet të jemi nacionalistë sa i përket konsumimit të produkteve vendore. Neve sikur na mungon inati; na mungon qasja nacionaliste në treg. Konsumatorët nuk duhet të blejnë produkte serbe. Ata fillimisht duhet të kërkojnë produkte të Kosovës, pastaj nga Shqipëria, nga BE e së fundi nga Serbia”, ka thënë Rexhepi i cili i është bashkuar Aleancës Kosova e Re (AKR).
Sipas tij, për të rritur konsumimin e produkteve vendore duhet rol më i madh i shtetit, përfshirë hapat e reciprocitetit me Serbinë.
“Nëse nuk mund të mbyllen kufijtë, duhet të ashpërsohet kontrolli i marketeve; të analizohet cilësia dhe të merret parasysh afati i skadimit; të aplikohen masa jotarifore; apo, të ngritet kostoja e importit nga Serbia. Masat e reciprocitetit janë të kuptueshme, sepse nga Serbia duhet të importohet aq sa është eksporti i Kosovës në këtë shtet”, ka shtuar ai.
Profesori i ekonomisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Muhamet Sadiku, ka thënë për Telegrafin se Kosova duhet ta zhvillojë sektorin prodhimtarisë që të mos varet nga importi serbe.
“Këmbimi tregtar ka qenë gjithmonë asimetrik me Serbinë”, ka thënë ai. “Kosova është ekonomi e hapur ndaj të gjithëve, pra edhe ndaj Serbisë. Mu për këtë, për ta lehtësuar këmbimin tregtar mes të shteteve të ish-Jugosllavisë – plus Shqipërisë dhe të tjerëve në rajon – ndërkombëtarët krijuan tregun e lirë CEFTA, të cilën Serbia më së shuti nuk e ka respektuar veç për ta dëmtuar Kosovën. Kështu, bilanci tregtar me Serbinë është negativ. Kjo na shtynë të ndërmarrim politikat e duhura ekonomike që Kosova këtë varësi ta vë në binarë normal. Askush në Kosovë nuk ka kërkesa për ndaljen e importit serbe, por ka kërkesa logjike për reciprocitet me Serbinë”, ka thënë Sadiku. “Marrja masave të reciprocitetit është edhe në frymën e Organizatës Botërore të Tregtisë. Prandaj, duhet të mbrohet biznesi vendas”.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se po shtohet vlera e importeve nga Serbia.
“Në vitin 2015 kemi pasur rreth 370 milionë euro importe nga Serbia, kurse në vitin 2016 importi nga ky shtet arriti në 389 milionë euro. E, eksportet e Kosovës, si dhe rritja e këtij eksporti në Serbi, është simbolike. Nëse në vitin 2015 kemi pasur eksport ne vlerë të 27 milionë eurove në Serbi, në vitin 2016 kjo është rritur në 36 milionë euro“, ka thënë Stavileci.
Telegrafi ka raportuar se janë shumë produkte të Serbisë që lehtë mund të zëvendësohen me prodhimin vendor. Shembull për këtë është prodhuesi i pijeve joalkoolike, Bashkim Osmani – drejtor i kompanisë “Laberion” nga Podujeva. Për Telegrafin ai thotë se prodhuesit vendor të këtij sektori kanë kapacitete më të mëdha prodhuese sesa nevoja e tregut kosovar. Madje, ai jep një lajm të mirë se lëngjet e prodhuara në Kosovë dominojnë tregun vendor.
“Kemi kapacitete të mjaftueshme për tregun vendor e po ashtu për eksport në vise të Ballkanit dhe të BE-së. Aktualisht, ne – prodhuesit e lëngjeve vendore – mbulojmë 65 për qind të tregut në Kosovë (importi me 35 për qind)”, ka thënë Osmani, duke shtuar se për shkak të politikës serbe nuk mund të eksportojnë në Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE