LAJMI I FUNDIT:

Jo një zonë zgjedhore!

Jo një zonë zgjedhore!

Xhevat Sefaj

Kohëve të fundit po flitet për zgjedhje të mundshme parlamentare, e më këtë edhe për reformat në sistemin zgjedhor, iniciativë kjo e nisur nga presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit jo që shqetësohet nga sistemi zgjedhori, por këtë e bën mbase që të jetë sërish qendër te vëmendjes.


Ndryshimin e duam të gjithë. Por, për ta bërë ndryshimin duhen reforma të natyrshme dhe demokratike; duhen reforma me anë të të cilave krijohen mekanizma ligjorë për të drejtën për të zgjedhur dhe të drejtën për t’u zgjedhur.

Duhet t’ia shtrojmë një pyetje vetes: a duam zgjedhje qe na sjellin ndryshime pozitive, figura të reja politike, të formuara politikisht e me integritet, apo duam establishment të atyre që kanë zënë pozita privilegji dhe i ruajnë ato me xhelozi.

Duket se ekziston një miratim i heshtur i të gjitha partive politike, pa dallim, që të mos ndryshohet Ligji për Zgjedhjet, e që Kosova të mbetët më një zonë zgjedhore. Kështu, klanet brenda partive politike mund të mbijetojnë më gjatë.

Zgjedhjet janë të nevojshme, por jo më këtë Ligj. Duhet të rikthehet debati për shtatë zona zgjedhore. Nuk duhet të mblidhen votat në tërë Kosovën, me pretendimin se përfaqësohen të gjithë – përderisa nuk po përfaqësohet asnjëri! Politikani dhe qytetari duhet ta kenë adresë njëri-tjetrin, në mënyrë proaktive!

Nëse duam zgjedhje që sjellin ndryshime çfarë i dëshirojmë, duhet tjetër Ligj, që të krijohet mekanizmi ligjor që shkëput lidhjet klanore e ndikimin në agjencitë e institucionet publike.

Ndarja në zona i djersitin partitë politike në kuptimin pozitiv, ndërsa e nxit konkurrencën e demokracisë përfaqësuese. Pra, në njërën anë e shmang konkurrencën e panevojshme brenda një subjekti politik, e po ashtu e krijon një lidhje më të fuqishme interaktive, qytetar-politikan, brenda një subjekti. Kjo e rrit edhe konkurrencën me subjekte tjera politike që garojnë brenda një zone zgjedhore.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori