LAJMI I FUNDIT:

Jo më “Fund”, por dashuri në këngën e re të Majkit: Reperi rrëfehet ekskluzivisht për projektin e ri (Foto)

Jo më “Fund”, por dashuri në këngën e re të Majkit: Reperi rrëfehet ekskluzivisht për projektin e ri (Foto)
Majk vjen me koreografi në klipin e ri. (Foto Ekskluzive)

Reperi i njohur Majk, është kthyer tashmë në sensacionin e estradës, duke u cilësuar si një ndër reperët më të kërkuar, dhe me prurje të shumta në tregun muzikor.

E ka nisur vitin 2017 si TDS, duke sjellë për fansat këngën “Le t’xhelozojn” në bashkëpunim me mikun e tij Onat, gjersa këtë herë ai ka gati tashmë projektin e tij më të ri, në të cilin do të vijë solo.


“Le t’xhelozojnë” e rikthen Majkun e hip hopit
Lexo po ashtu “Le t’xhelozojnë” e rikthen Majkun e hip hopit

Në një prononcim për Telegrafin, Majk rrëfeu detajet e këngës së re, e cila duket të jetë një këngë ritmike pranverore, që do të bëjë për vete publikun.

“Kam përfunduar punën për këngën time më të re, e cila është një këngë ritmike ku unë kësaj radhe vij solo. Tekstin dhe muzikën i kam punuar vet, gjersa instrumentalin e kanë punuar Str8 Faya & Duja. Pritet të lansohet këto ditë”, tha Majk për Telegrafin.

Majk përfundon xhirimet e klipit të ri. (Foto ekskluzive)

Kënga ende e pa titull, kësaj radhe nuk do të trajtojë temën e ndarjes si balada “Fundi”, por për Telegrafin reperi zbulon se kësaj radhe kënga e tij e re flet për dashurinë.

“Kënga e re trajton temën e dashurisë, si gjithmonë që thuajse trajtohen temat e tilla si dashuria e një djali ndaj një vajze”, tregon reperi.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, ndërsa zgjedhja e radhës për reperin ka qenë ekipi profesional i Entermedias.

“Klipi është punuar nga Entermedia. Xhirimet janë kryer në veriun e Shqipërisë. Është një klip i bukur me koreografi, dhe që do të përfundojë realizimin shumë shpejt”, shtoi më tej reperi.

Majk në xhirimet e klipit të ri (Foto ekskluzive)

Ky projekt nuk do të jetë i vetmi për Majkun, pasi për sezonën e verës ai do të sjellë edhe këngë tjetër.

“Ky nuk do të jetë projekti im i vetëm për këtë sezonë, pasi mendoj që gjatë verës të vijë me një këngë të re, mbase edhe dy, por nuk di ende sigurt nëse do jem solo apo me bashkëpunime”, përfundoi Majk për Telegrafin.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit, i cili do ta sjell këtë here më ndryshe Majkun, madje duke performuar edhe me koreografi.

Qyteti i Shkodrës i ka ofruar disa pamje vërtet mahnitëse klipit, i cili me përkushtimin e Entermedias, duket sikur këto skena të jetë xhiruar në një nga lokacionet më moderne të alpeve dhe rrugëve antike të Zvicrës. /Telegrafi/

Majk vjen me koreografi në klipin e ri. (Foto ekskluzive)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori