LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq akuzon Policinë e Kosovës, se po zbaton urdhra të politikës

Jevtiq akuzon Policinë e Kosovës, se po zbaton urdhra të politikës

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq e ka akuzuar Policinë e Kosovës se po zbaton urdhra të politikës. Ka thënë se moslejimi i zyrtarëve të Serbisë të hyjnë në Kosovë nuk i kontribuon paqes. Veç kësaj, Jevtiq ka dalë edhe kundër idesë për të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi partitë opozitare të Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se ka folur me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe se ata nuk shohin arsye për veprimet e Policisë së Kosovës për përpjekje për largimin e përfaqësuesve serbë të Graçanicës si dhe për ndalimin e tyre në Pejë, transmeton Express.

Dalibor Jevtiq, ka thënë në RTS se Policia e Kosovës ka pranuar detyra politike, duke vlerësuar këtë veprim si të politizuar edhe pse, sipas tij, qëllimi duhet të jetë normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo gjë nuk është e mirë, dikush është duke u përpjekur për ta destabilizuar situatën me përfaqësuesit e lartë të Republikës së Serbisë. Ky është një mesazh i keq”, ka thënë Jevtiq.

Ai vë në dukje se përgjigjja e menjëhershme e qytetarëve të Graçanicës për këtë çështje do të vazhdojë dhe nuk do të heqin dorë.

“Detyra jonë është që të gjejmë një mënyrë demokratike për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Jevtiq. transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, delegacioni i të cilit do të takohen nesër në Bruksel, Jevtiç ka thënë se dialogu ka nisur me qëllim të mirë, që qytetarët të jetojnë më mirë dhe për zgjidhjen e çështjes së diplomave, lirisë së lëvizjes.

Ai thotë se deklaratat e Edita Tahirit para fillimit të dialogut, kanë një presion të madh për shkak të kundërshtimit të asaj që ranë dakord në Bruksel.

Jevtiç nuk sheh arsye për ta kthyer opozitën e Kosovës në dialog, temë kjo e përmendur kohëve të fundit. Ai thotë se opozita e Kosovës nuk do të bisedojnë dhe se nuk beson se do të heqin dorë nga gazi lotsjellës, edhe nëse është fjala për Brukselin.

“Idetë e tyre zbatohen në një mënyrë radikale jodemokratike”, thotë Jevtiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori