LAJMI I FUNDIT:

Jepini fund regjimit të shtratit me kiropraktikë dhe trajtime komplementare

Jepini fund regjimit të shtratit me kiropraktikë dhe trajtime komplementare

Në boshtin kurrizor ndodh një numër ndryshimesh degjenerative, si në kocka dhe inde të buta që i rrethojnë ato. Rezultati i vetëm është dhimbja si pasojë e presionit të kockave apo indeve të buta në nerva apo indeve tjera, hernia diskale, diskopatitë, osteofitet, porse emërtimi i tyre nuk është i rëndësishëm sa mënyra e përshtatshme e trajtimit.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Pothuajse të gjithë ne do të përjetojnë dhimbje shpine në një moment në jetën tonë. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për kohëshkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbjet mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.


Siç nuk është gjithmonë një punë e lehtë, ne duhet të bëjmë përpjekje me të gjitha metodat që kemi në dispozicion. Varësisht nga rasti, ato mund të jenë ushtrimet, masazhi, kiropraktika, etj.

Në raste të veçanta rezistence përdorim analgjetik, medikamente apo injeksione dhe herë pas here me kortikosteroide.

Kur dhimbja e shpinës bëhet kronike ose kur trajtimet tjera nuk e lehtësojnë atë, disa njerëz provojnë trajtime komplementare dhe alternative.

Bëni ushtrime

Ushtrime të thjeshta, si ecja, mund të jenë shumë të dobishme. Ajo i nxjerr merr njerëzit nga një sjellje joaktive dhe e vë trupin në një pozicion neutral, të drejtë. Por mos harroni, qëndroni larg nga aktivitetet si kopshtaria për të shmangur çfarëdo lëvizje që shkakton dhimbje në shpinë.

Ruhuni nga lëvizjet e forta

Dhimbja mund të ketë filluar pas një stërvitje të gjatë në palestër, që ka shkaktuar ndonjë tendosje që ka ekzistuar për vite me radhë. Ju mund të rrisni presionin mbi shpinën tuaj deri në 50%, thjesht duke u përkulur mbi lavaman gabimisht kur lani dhëmbët. Mbajtja drejt e shpinës, zvogëlon presionin e nervave dhe do të zvogëlojë dhimbjen prapa.

Bisedoni me trapistin e kiropraktikës

Nuk ka asnjë ilaç magjik që trajton dhimbjen e shpinës. Zhvillimi i një plani individual ushtrimesh është thelbësor për menaxhimin e dhimbjeve kronike të shpinës. Disa pacientë kanë nevojë për terapi të fortë, ndërsa të tjerët përfitojnë kryesisht duke përmirësuar fleksibilitetin.

Gjeni një kiropraktikues, i cili është i specializuar. Ata do t’iu orientojnë me një plan që ju përshtatet.

Terapisti aplikon presion në vende të caktuara të trupit për të qetësuar dhimbjen. Profesionistët përdorin duart për rregulluar ose masazhuar shpinën ose indet në afërsi të saj.

Kjo metodë, në fakt, nuk paraqet vetëm një grup apo model ushtrimesh, por është një algoritëm i definuar që shërben për të klasifikuar problemet spinale në mënyrë që të trajtohet në formë sa më adekuate. Kështu, do të përshpejtoni procesin e tranzicionit dhe do të mbroni boshtin kurrizor nga ndikimi negativ i mjedisit të ri.

Studimet kanë treguar se ky trajtim është efektiv për të reduktuar dhimbjet dhe përdoret si pjesë e ndonjë plani të hollësishëm për të rikthyer shëndetin.

Forcimi i muskujve tuaj

Shumica e njerëzve me dhimbje kronike të shpinës mund të përmirësohen nëse forcojnë muskujt e barkut. Nëse muskujt e barkut janë të dobët, muskujt e tjerë nuk lidhen mirë me njëri tjetrin. Kur ne forcojmë muskujt e barkut, pesha që i bie shpinës zvogëlohet.

Përmirësoni ekuilibrin

Tensioni mbi muskuj dhe pesha jo e ekuilibruar mund të shkaktojë dhimbje shpine. Qëllimi ynë është për të vënë një ngarkesë të barabartë në të gjithë trupin nga këmbët deri në krye. Një ushtrim i mirë është të ulesh në buzë të krevatit me një këmbë të zgjatur dhe tjetrën në dysheme. Hapni krahët tuaj duke u përkulur nga përpara dhe duke mbajtur shpinën në një pozicion neutral.

Brezi i mesit

Është një mënyrë që përdoret për muskujt e shpinës. Mbajtja e brezit të mesit është e dobishme për aktivitetet e fuqishme, si ngritje peshash të rënda, por vetëm për 15 minuta.

Nëse ju vishni një brez gjithë ditën, muskujt, që duhet të jenë të siguruar humbasin stabilitetin dhe do të keni më pak forcë.

Aplikoni ftohjen dhe ngrohjen

Ngrohja dhe ftohja mund të zbusin dhimbjet. Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e akullit për 48 orë pas një dëmtimi akut – veçanërisht nëse ka ënjtje – dhe pastaj kalimi në ngrohje. Por, është e vështirë të thuhet nëse ftohja apo ngrohja është më e dobishme.

Rekomandohet që pacientët të përdorin cilëndo mënyrë që ju bën mirë, për aq kohë sa lëkura e tyre është e mbrojtur.

Fli në mënyrën e duhur

Nëse flini në një pozicion të keq, ose në një dyshek pa elasticitetin e duhur, kjo mund të shkaktojë dhimbje shpine.

Disa pika që duhen patur parasysh: ata që flenë me shpinë duhet të vënë jastëkë nën gjunjët e tyre, ata që flenë anash duhet të vendosin jastëkë mes gjunjëve për të mbajtur shpinën në një pozicion neutral, ata që flenë përmbys (me bark) shkaktojnë dhimbje në qafë dhe kokë dhe mund të krijojnë probleme në shpinë.

Përdorni teknikat e relaksimit

Hulumtimet tregojnë se praktika të tilla si frymëmarrje, meditim të thellë, tai chi dhe joga, të cilat ndihmojnë të vënë mendjen në pushim, mund të bëjnë mrekulli për shpinën.

Nëse ju mund të arrini të relaksoheni, ajo do të ndihmojë në uljen e nivelit të perceptimit të dhimbjes.

Lini duhanin

Pirja e duhanit jo vetëm dëmton mushkëritë, por gjithashtu mund të lëndojë shpinën. Një studim i botuar kohët e fundit në Revistën Amerikane të Mjekësisë ka zbuluar se duhanpirësit kanë më shumë gjasa që të kenë dhimbje shpine, në krahasim me njerëzit që nuk kanë pirë duhan.

Nikotina ngushton enët e vogla të gjakut dhe ul shpërndarjen e gjakut në indet e buta.

Provoni terapinë e fjalës

Dhimbja e shpinës është e lidhur shpesh me çështjet psikologjike, si depresioni dhe ankthi, thonë ekspertët. Ngjyrat e tua emocionale shkaktojnë perceptimin e dhimbjes.

Terapia mund të jetë një pjesë e dobishme e rehabilitimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori