LAJMI I FUNDIT:

Jemeni fajëson Iranin për luftën civile brenda vendit

Jemeni fajëson Iranin për luftën civile brenda vendit
epa05271238 Armed tribesmen, loyal to the Shiite Houthi rebels, shout slogans and brandish weapons during a gathering to show support to the rebels, in Sana?a, Yemen, 21 April 2016. According to reports, UN-brokered peace talks between the Saudi-backed Yemeni government and the Houthi rebels kicked off on 21 April in Kuwait in an attempt to end a year-long war and allow the resumption of inclusive political dialogue in the war-affected Arab country. EPA/YAHYA ARHAB

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Abdulmalik al-Mekhlafi, e ka fajësuar Iranin për mbështetjen e rebelëve shiit huthë, në nxitjen e luftës civile në këtë vend, duke thënë se Teherani nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

“Iran është shkaktar i problemit, Irani vazhdon të mbështesë huthët, armët iraniane janë kontrabanduar. Irani është pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes së tij”, ka thënë ministri i Jashtëm, Abdulmalik al-Mekhlafi, derisa është pyetur nga gazetarët në Nju Jork, nëse Teherani do të kontribonte në ndonjë zgjidhje politike në Jemen.


Irani e ka hedhur poshtë faktin për furnizimin me armë për rebelët shiit, huthë.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara, Abdallah Al-Mouallimi, e ka sulmuar po ashtu Iranin, gjatë një takimi me diplomatët e OKB-së, për situatën në Jemen.

“Irani nuk ka ndonjë rol në rajon”, ka thënë ambasadori Al-Mouallimi.

Arabia Saudite e mbështet qeverinë e Jemenit në luftën e saj civile me huthët.

Jemeni përballet me luftë civile nga viti 2014, pasi në atë kohë huthët e rrëzuan qeverinë.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, iu bashkua luftës në mars të vitit 2015, derisa hetuesit e OKB-së, kanë gjetur lidhje të bombave të tyre me vdekjen e mijëra civilëve.

Deri më tash, të paktën 10,000 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 44,000 të tjerë janë lënduar.

OKB-ja vazhdimisht ka paralajmëruar se civilët e vendit më të varfër në Lindjen e Mesme, përballen me mungesë të ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Deri në muajin prill kanë vdekur nga kolera rreth 2,000 banorë të Jemenit, ndërsa 600,000 të tjerë pritet të preken nga ky infeksion gjatë këtij viti. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori