0Shares

Ushtria japoneze ka dislokuar katër sisteme mbrojtëse kundër raketave tokë-ajër në pjesën perëndimore të vendit, pas kërcënimeve të Koresë së Veriut se planifikonte të sulmonte me raketa territorin amerikan të Guamit në Paqësor, njoftoi sot media vendase.

Sistemet e avancuara antiraketore “Patriot” janë instaluar në katër qendra perëndimore, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Penjani paralajmëroi se raketat e tij do të kalonin në hapësirën e vendeve si Shimane, Hiroshima dhe Kochi para se të përfundonin në ujërat pranë ishullit të Guamit.

Në një prononcim për mediat gjatë një vizite në prefekturën Yamaguchi, kryeministri Shinzo Abe tha se qeveria e tij do të bënte gjithçka për mbrojtjen e jetëve dhe pronave të popullit japonez.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)